Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Fabian Ruiz ia ‘shtron rrugën’ vetës për Topin e Artë: Sa i përket trofeve, askush s’ka pasur sezon më të mirë se unë

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 17:01
Fabian Ruiz ia ‘shtron rrugën’ vetës për Topin e Artë: Sa i përket trofeve, askush s’ka pasur sezon më të mirë se unë

Fabián Ruiz është i vetmi lojtar që sezonin e kaluar fitoi edhe Ligën e Kampionëve, edhe Kupën e Botës.

Kjo arritje e ka futur atë në diskutimin për Topin e Artë në momentet e fundit.

Mesfushori spanjoll i PSG-së, duke folur për “L’Équipe”, pranoi se asnjë lojtar nuk pati një sezon më të mirë për sa i përket trofeve dhe tha se është privilegj të jetë mes 30 të nominuarve për këtë çmim prestigjioz.

“Ku do të përfundoj në Topin e Artë është në dorën e votuesve ta vendosin. Gjëja më e rëndësishme për mua është të jem në dispozicion të ekipit, duke u përpjekur gjithashtu të jem mes më të mirëve. Kam pasur fatin të jem mes 30 të nominuarve edhe vitin e kaluar, kur përfundova i 24-ti, dhe shpresoj të përfundoj sa më lart që të jetë e mundur këtë vit. Të jesh mes 30 të nominuarve është privilegj. Ata duhet të votojnë për atë që besojnë se e meriton më së shumti. Unë tashmë jam shumë mirënjohës dhe krenar që jam nominuar”, tha ai.

“Për sa i përket trofeve, jo askush s’ka pasur sezon më të mirë. Individualisht, disa lojtarë të mëdhenj patën sezone të shkëlqyera dhe nuk ka asnjë dyshim për nivelin e tyre. Ka shumë kandidatë. Të jesh mes lojtarëve që merren në konsideratë për Topin e Artë është tashmë një privilegj dhe një burim i madh kënaqësie”, shtoi ai.

“Kam privilegjin të drejtohem nga dy prej trajnerëve më të mirë në botë. Stili i tyre më përshtatet dhe unë di të përshtatem lehtësisht me kërkesat e tyre. Fakti që i njoh prej disa vitesh gjithashtu më favorizon. Mundohem të jem i përgatitur dhe në formën time më të mirë, në mënyrë që të përgjigjem kur ata kanë nevojë për mua”, vazhdoi mesfushori spanjoll.

“Kur ai nuk më ftoi në Kombëtare dhe më pas, pas mbërritjes së tij në Paris, të gjithë më pyesnin nëse ishim prishur apo nëse kishte ndonjë lloj konflikti mes nesh. Unë gjithmonë përgjigjesha: ‘Jo, kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Një trajner gjithmonë duhet të marrë vendime të vështira. Kur ke kaq shumë lojtarë të mirë spanjollë në dispozicion, disa prej tyre në mënyrë të pashmangshme do të mbeteshin jashtë dhe atëherë isha unë. Isha i lumtur kur ai erdhi te PSG-ja, sepse e dija se ishte një nga më të mirët’”, tha ai.

“Vitet e para ishin të vështira, sepse duhej të përshtatesha me një shtet dhe ligë të re dhe nuk isha në gjendje të tregoja më të mirën time. Ardhja e Luis Enriques, mënyrën e të kuptuarit të lojës së të cilit e njihja tashmë, më ndihmoi shumë. Që nga ai moment, gradualisht arrita nivelin tim më të mirë dhe e rigjeta lojën time. E dija gjithashtu se, me punë të madhe dhe sakrificë, do të vinin momente më të mira”, tha ai tutje.

“Kjo është e vështirë. Të fitosh Kupën e Botës me vendin tënd është trofeu më i madh që mund të fitosh. Për shkak të përmasave dhe ndikimit të saj, është diçka unike. Por pastaj është edhe Liga e parë e Kampionëve me Paris Saint-Germainin. Të bëje histori me klubin me këtë skuadër ishte e paharrueshme. Janë dy nga momentet më të bukura të karrierës sime”, e mbylli Ruiz.

topinartëmirë

Më shumë nga Sport

  • 22:55Festival golash në “Meazza”, Interi fiton prapë me rikthim
  • 22:07‘Përçahet’ zhveshtorja e Francës, Dembele ndihet i tradhtuar nga Mbappe, pas komenteve të fundit
  • 21:52“Remontada” e madhe nga Interi, përmbyset gjithçka
  • 21:51Korenica e “çan” rrjetën, shënon golin e parë për FCSB
  • 21:22Kthehen në lojë “Zikaltrit”, Barella barazon shifrat