Mesfushori portugez Mateus Fernandes ka zbuluar se bisedat me trajnerin Roberto De Zerbi ishin vendimtare që ai të pranonte transferimin te Tottenhami këtë verë.
Londinezët siguruan shërbimet e 22-vjeçarit nga West Hami për rreth 85 milionë funte, ndërsa lojtari pritet t’i bashkohet plotësisht skuadrës javën e ardhshme, pasi aktualisht po rikuperohet nga një shqetësim i lehtë fizik.
Në një intervistë për “The Athletic”, Fernandes tregoi se mënyra se si De Zerbi komunikoi me të dhe familjen e tij e bindi se Tottenhami ishte destinacioni i duhur.
