Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

FFK-ja do ta përsërisë Kuvendin e Punës më 11 gusht

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 16:35
FFK-ja do ta përsërisë Kuvendin e Punës më 11 gusht

Federata e Futbollit të Kosovës do pa përsërisë Kuvendin e Punës të mbajtur më 20 shkurt të këtij viti pasi Komisioni Vlerësues brenda Ministrisë së Sportit kishte gjetur parregullsi në këtë kuvend, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e dy klubeve që nuk ishin të licencuara në këtë kuvend.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, MKRS kishe pezulluar lëshimin e vërtetimeve nga Ligji i Sponsorizimeve për të gjitha klubet e futbollit, duke shkaktuar kështu dëm të madh financiar tek secila prej tyre.

Fillimisht ky kuvend ishte caktuar që të mbahej gjatë muajit qershor, por siç bën të ditur për KosovaPress, zyrtari për komunikim me federata në Ministrinë e Sportit, Fidan Shatri, FFK kishte kërkuar që përsëritja e kuvendit të shtyhet për shkak të angazhimit të klubeve kosovare në garat ndërkombëtare dhe tani data e caktuar është më 11 gusht, pra javën e ardhshme.

“Federata e Futbollit të Kosovës obligohet që ta përsëris ku vendin por për shkak të angazhimeve të klubeve Prishtina, Drita, Malisheva dhe Ballkani për shkak se kanë qenë në fazën përgatitore jashtë vendit dhe fokusi ka qenë në aktivitete ndërkombëtare, ka qenë kërkesë e federatës bashkë me klubet që kuvendi mos të mbahet në fundit të qershorit për shkak të kësaj. Ministria e ka shqyrtuar datën të cilën e ka propozuar Federata e Futbollit të Kosovës, është data 11 gusht, pra javën e ardhshme dhe në kuadër të kësaj edhe federata i ka bërë përgatitjet e dokumentacionit që të mos bie ndesh me Ligjin e Sportit dhe ligjet tjera në Republikën e Kosovës”, zbuloi Shatri.

FFK

Më shumë nga Sport

  • 22:34Drita fiton thellë ndaj Tre Fiorit, kalon në play-off
  • 20:01Amorim “spastron” Milanin, tre futbollistë mund të largohen
  • 19:50Diomande i impresionon të gjithë te Real Madridi
  • 16:45Rregullat e çuditshme të Xavit që mund t’i shkaktojnë probleme serioze lojtarëve të Holandës
  • 16:37Manchester City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernandez