Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

FIFA del me deklaratë pas pretendimeve se Kupa e Botës është e manipuluar për Argjentinën

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 16:25
FIFA del me deklaratë pas pretendimeve se Kupa e Botës është e manipuluar për Argjentinën

FIFA ka reaguar zyrtarisht pas polemikave që shpërthyen pas fitores dramatike të Argjentinës ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.

Kampionët në fuqi përmbysën disavantazhin 2-0 për të fituar 3-2 në Atlanta, falë golave të Cristian Romeros, Lionel Messit dhe Enzo Fernandezit. Megjithatë, ndeshja u shoqërua me polemika të mëdha për disa vendime të gjyqtarëve.

Federata Egjiptiane e Futbollit reagoi ashpër pas takimit, duke kërkuar përjashtimin e gjyqtarit dhe të gjithë ekipit të arbitrimit nga Kupa e Botës. Sipas saj, gjyqtarët kryen “gabime të qarta” dhe refuzuan të rishikonin disa incidente të rëndësishme me VAR.

Dy momentet që shkaktuan më shumë debat ishin anulimi i golit të Mostafa Zikos, pasi VAR evidentoi një faull ndaj Lisandro Martinez në fillim të aksionit, si dhe pretendimi i Egjiptit për një penallti ndaj Mohamed Salahut pak para golit vendimtar të Enzo Fernandezit në minutën e 93-të.

Pas akuzave dhe teorive për një favorizim të Argjentinës, shefi i gjyqtarëve në FIFA, Pierluigi Collina, doli në mbrojtje të gjyqtarëve.

“Diskutimet konstruktive për vendimet janë pjesë e futbollit, por akuzat e pabazuara nuk kanë vend në sportin tonë. Askush nuk mund të vërë në dyshim integritetin e gjyqtarëve të Kupës së Botës”.

Collina shtoi se askush nuk mund të pretendojë se arbitrimi i FIFA-s ndikohet nga persona të tjerë, duke theksuar se gjyqtarët marrin vendime me ndershmëri dhe punojnë në mënyrë të pavarur.

Duke sqaruar incidentet e ndeshjes, ai tha se VAR kontrollon të gjithë fazën sulmuese para çdo goli dhe se ndërhyrja ndaj Lisandro Martinez ishte një faull i qartë.

“Një faull është faull. Nëse gjyqtari nuk e sheh në fushë, VAR mund të ndërhyjë”

Për rastin e Mohamed Salahut, Collina shpjegoi se gjyqtari dhe VAR arritën në përfundimin se kontakti me Julian Alvarez ishte pjesë normale e lojës.

“Mbrojtësi preku fillimisht topin dhe më pas pati kontakt normal futbolli. Nuk u konsiderua faull”.

Në përfundim, ai pranoi se disa vendime mbeten subjektive, por theksoi se FIFA është e kënaqur me mënyrën se si këto parime janë zbatuar gjatë gjithë turneut.

Argjentina tani do të përballet me Zvicrën në çerekfinale të Kupës së Botës, ndërsa fituesi i kësaj sfide do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e duelit mes Anglisë dhe Norvegjisë.

FIFA

Më shumë nga Sport

  • 22:41Tifozët e Juventusit pushtojnë fushën, tentojnë t’ia marrin fanellën me “dhunë” Edon Zhegrovës
  • 22:28Como nis ofensivën për Moise Kean, oferta e parë prej 30 milionë eurove nuk bind Fiorentinën
  • 22:04Kontratë pesëvjeçare, Liverpooli arrin marrëveshje me yllin e PSG-së
  • 21:27“Ujku” i vjetër në La Liga, Auba e nis fuqishëm sezonin
  • 21:09Në privatësi të plotë, publikohen fotot e martesës së Ronaldos me Georgina-n