Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

FIFA shkruan për Dardanët: Një ngritje historike për Kosovën, në prag debutimi në Kupën e Botës

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2025 në 12:25
FIFA shkruan për Dardanët: Një ngritje historike për Kosovën, në prag debutimi në Kupën e Botës

FIFA ka nënvizuar sot rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kombëtares së Kosovës, duke e cilësuar si një “ngritje historike” që dëshmon progresin e madh të ekipit që nga debutimi në vitin 2016.

Në fokus është avancimi i vendit të Kosovës në renditjen botërore, nga starti modest në pozicionin e 190-të, deri te rekordi i ri, vendi i 84-të.

Sipas FIFA-s, ky progres nuk është vetëm një shifër statistikore, por një tregues i përkushtimit të futbollistëve dhe identitetit të qartë që Kosova ka ndërtuar në arenën ndërkombëtare.

“Një ngritje historike për Kosovën. Nga debutimi i tyre në renditjen botërore të FIFA-s për meshkuj në vendin e 190-të në vitin 2016 në vendin e 84-të sot — pozicioni i tyre më i mirë ndonjëherë. Tani ata janë në prag të një debutimi në Kupën e Botës”, ka shkruar FIFA në postimin e saj zyrtar.

Ky mesazh vjen si një konfirmim i hapur se Kosova po afrohet drejt një epoke të re në futboll, ku ëndrrat për t’u bërë pjesë e Botërorit po bëhen objektiva të prekshme. Përpara ndeshjes vendimtare me Slloveninë, faqja zyrtare e FFK-së publikon një video motivuese nën sloganin “Bashkë të pathyeshëm”, duke i dhënë mesazhin e qartë: Kosova nuk është më vetëm një ekip që konkurron – ajo është një skuadër që shkruan histori.

Kosova tashmë ka hyrë në një kapitull të ri, ku suksesi nuk është thjesht rezultat, por simbol i një rrugëtimi të gjatë, të përkushtuar dhe të jashtëzakonshëm.

View this post on Instagram A post shared by FIFA (@fifa)

FIFA

Më shumë nga Sport

  • 18:05Spalletti kërkon edhe një sulmues, Juventusi kthen sytë nga ylli i Italisë
  • 18:00Egnatia – Lillestrom, formacionet zyrtare
  • 16:41“Jam i gatshëm të vdes për Mourinhon”, flet blerja e bujshme e Realit
  • 16:00Llapi nënshkruan me një italian simpatik, ishte edhe në Bologna
  • 15:59BILD-i shkruan se Asllani mund të përfundojë në fund te gjiganti gjerman