Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës. Ballkani ka fituar me rezultat 1-2 kundër Drenicës, ndërsa më të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe ndeshje Dukagjinit dhe Ferizajit
KF Drenica – Ballkani 1-2
Ballkani ka arritur një fitore të rëndësishme kundër KF Drenicës për ta ruajtur presionin në pesë pikë kundrejt liderit aktual, Dritës. Derisa jemi edhe pesë xhiro deri në fund të këtij sezoni në Superligë – Ballkani është i vetmi që është duke i bërë presion Dritës për titull të kampionit. Goli i parë u shënua në pjesën e parë nga Domgjoni në minutën e 38-të derisa Ballkani dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të me anë të Alidema. Me këtë fitore Ballkani arrin në kuotën e 55 pikëve, pesë më pak së Drita që është në vendin e parë me 60 pikë. Igball Jashari shënoi për Drenicën në minutën e 79-të. Ronaldo humbi penalltinë në minutën e fundit të ndeshjet për ta nxjerr një barazim. Drenica ende mbetet në zonën e rrezukut për të rënë nga liga pasi është në vendin e 7 me dy pikë më pak se KF Llapi që është në zonën e barazhit.
