Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

GD
Gazeta Demos27 mars 2026 në 07:41
Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

Mediumi i njohur spanjoll Marcai ka kushtuar vëmendje të veçantë suksesit historik të Kosova, pas fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë.

Gazeta prestigjioze spanjolle ka vlerësuar paraqitjen e ekipit kosovar, duke theksuar organizimin, disiplinën taktike dhe vendosmërinë që skuadra tregoi në një ndeshje me ritëm të lartë dhe emocione të shumta.

Sipas Marca , Kosova arriti të menaxhojë mirë momentet vendimtare të takimit, duke ruajtur avantazhin edhe në çastet më të vështira, pavarësisht presionit të madh nga vendasit.

“Muriqi dhe Kosova bëjnë histori në ndeshjen e çmendur në Bratislavë. Kosova ishte e vendosur, luajti me disiplinë të lartë, pa krijuar shumë raste të pastra”.

“Ata e mbyllën ndeshjen duke u mbrojtur pas golit në shtesë nga Sllovakia. Goli i Strelecit i dha shpresë tifozëve vendës, por mbeti vetëm ëndërr”.

“Të martën, në finalen e madhe kundër Turqisë. Ëndrra për paraqitjen në Botërorin e parë vazhdon”, thuhej në artikullin e gazetës së famshme spanjolle.

Tashmë, të gjitha sytë janë të drejtuar nga finalja e playoff-it, ku Kosova do të përballet me Turqinë.

Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare për fatin e “Dardanëve” dhe që mund të kurorëzojë një rrugëtim të jashtëzakonshëm drejt Kupës së Botës.

spanjë

Më shumë nga Sport

  • 23:30Espi “heroi” i ri i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit
  • 23:12Infantino shmang pyetjet për të ardhmen në FIFA, ironizon gazetarin mes polemikave për planin e Kupës së Botës
  • 23:04Allegri e nis me fitore aventurën te Napoli, mposhtin Genoan
  • 21:24S’kishte si të shkonte ndryshe, Olise shënon të dytin për Bayernin
  • 21:17Dukagjini mposht Feronikelin ’74 dhe regjistron fitoren e parë të sezonit