Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pritet të hedhë në fushë kundër Real Madridit të njëjtën katërshe mbrojtëse që luajti në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit, për shkak të mungesave të shumta në repartin defensiv. Sipas gazetarit të njohur spanjoll Alfredo Martínez, mungesa e alternativave i ka kufizuar ndjeshëm opsionet e teknikut gjerman për derbin e të dielës mbrëma në “Spotify Camp Nou”.
Sport
Flick pa opsione: Barcelona pritet të luajë me mbrojtjen që pësoi katër gola nga PSG-ja

Përveç mungesave të konfirmuara të Andreas Christensenit dhe Eric Garcías, katalanasve u është shtuar në listën e infermierisë edhe Jules Koundé, i cili nuk ka arritur të rikuperohet me kohë nga dëmtimi në kyçin e këmbës.
Martínez ka bërë të ditur se francezi do ta humbasë zyrtarisht këtë përballje, çka do ta detyrojë Flick-un të rreshtojë prapavijën e përbërë nga Espart, Cubarsí, Martín dhe Cancelo. Kjo mbrojtje është e njëjta që zbriti në fushë të martën ndaj PSG-së, ndeshje në të cilën Barcelona pësoi katër gola dhe u mposht.

