Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Foda me fjalë të mëdha për Asllanin: Ka kualitete të jashtëzakonshme

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 20:08
Foda me fjalë të mëdha për Asllanin: Ka kualitete të jashtëzakonshme

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, mund të jetë shumë pranë një hapit të madh në karrierën e tij, pasi emri i tij po lidhet gjithnjë e më shumë me një transferim te skuadra e njohur gjermane, RB Leipzig. Futbollisti 23-vjeçar ka munguar në dy ndeshjet e para miqësore të Hoffenheimit në fazën përgatitore, fillimisht në përballjen ndaj skuadrës së kategorisë së katërt, SGV Heilbronn-Freiberg, ndërsa nuk ishte pjesë e ekipit as në duelin ndaj Greuther Fürthit, skuadër që garon në Bundesligën 2.

Në një intervistë për mediumin gjerman “LVZSport”, selektori i Kosovës, Franco Foda ka folur në superlativë për cilësitë e Asllanit, duke e veçuar sidomos aftësinë e tij në zonën e rreptësisë, transmeton Klankosova.tv.

Fisniku ka kualitete të jashtëzakonshme në zonë, teknikisht është shumë i aftë, përshtatet mirë në hapësira të ngushta dhe në lojën në ajër. Ai e ruan mirë topin dhe ka nuhatje për situata të ndryshme të lojës. Me të në fushë mund të sulmosh në thellësi, ai shënon dhe asiston për gola”, ka deklaruar Foda. Përzgjedhësi i Kosovës ka vlerësuar gjithashtu karakterin dhe përkushtimin e Asllanit në fushë, duke theksuar se ai nuk është një futbollist që mendon vetëm për statistikat personale, por punon edhe për interesin e skuadrës.

Përveç të gjitha këtyre cilësive, ai është lojtar ekipor, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë skuadrën dhe punon shumë edhe për ta fituar topin. Ka pasion të madh për futbollin dhe dëshirë të jashtëzakonshme për të shënuar gola”, është shprehur Foda. Sulmuesi kosovar e përfundoi edicionin me 11 gola dhe 10 asistime në 35 paraqitje në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë

Më shumë nga Sport

  • 09:55Xavi Hernandez emërohet trajner i Holandës me një kontratë katërvjeçare
  • 22:39Amir Rrahmani shënon gol të mrekullueshëm nga distanca
  • 11:42Asllani në radarin e tri klubeve të mëdha evropiane
  • 21:58Juventusi arrin marrëveshje me yllin e Serie A-së
  • 21:05Paul Pogba drejt largimit nga Monaco, e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje