Trajneri i Kosovës, Franco Foda komentoi fitoren e “Dardanëve” ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0.
Foda tha se Kosova dominoi ndeshjen dhe tha se “Dardanëve” u mungoi fati pasi nuk udhëhoqën që në pjesë të parë.
“Gëzimi ishte i madh, sidomos pas lojës që zhvilloi ekipi gjatë 90 minutave, ishte pjesë e fatit që nuk udhëheqëm që në pjesën e parë”, tha fillimisht Foda.
Trajneri i Kosovës, tha se është i kënaqur me repartin defanziv sot, pasi siç tha ai nuk i lejuan asgjë irlandezëve.
“Më pëlqeu reparti defanziv, siç u pa në lojë nuk lejuam asgjë për irlandezët, u mbrojtëm mirë. Më pëlqeu edhe qetësia, sidomos pas pjesës së parë iu thash edhe lojtarëve që të jenë të qetë të vazhdojnë lojën ashtu siç duhet sepse goli do të vijë patjetër”, shtoi ai.
Tutje, Foda vlerësoi edhe paraqitjet e Edon Zhegrovës dhe Baton Zabërgjës.
“Jam i kënaqur edhe me lojtarët e krahut në sulm sidomos Zhegrova që luajti për 70 minuta ndërkohë që ka kohë që ai nuk ka luajtur për 70 minuta si në skuadër dhe në kombëtare, po ashtu edhe Baton Zabërgja, në përgjithësi jam i kënaqur”, vazhdoi Foda.