Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Kreshnik Hajrizi, është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 26-të të përballjes ndaj Irlandës.
Hajrizi u sanksionua nga gjyqtari i takimit pas një prekjeje të topit me dorë.
Rezultati në stadiumin “Aviva” të Dublinit vazhdon të mbetet i pandryshuar, 0-0.
