Ndeshja mes Standard Liege dhe Antwerp në elitën e futbollit belg është ndërprerë pas një incidenti të rëndë që përfshiu tifozët vendas.
Gjyqtari i takimit, Lothar Dhondt, u godit nga një kupë e hedhur nga tribunat në pjesën e dytë të ndeshjes, duke detyruar ndërprerjen e menjëhershme të lojës.
Ky nuk ishte incidenti i parë gjatë ndeshjes. Tifozët e Standard Liege kishin hedhur dy herë më parë objekte në fushë, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme.
Pavarësisht paralajmërimeve të dhëna nga gjyqtari, një tjetër akt i papërgjegjshëm ndodhi në minutat e fundit, kur një kupë goditi vetë gjyqtarin Dhondt.
