Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Bolognës, duke triumfuar me rezultat 1-3, ndonëse vendasit e nisën më mirë ndeshjen.
Tommaso Pobega kaloi Bolognën në epërsi, ndërsa vendasit patën edhe një rast të mirë për ta thelluar avantazhin, por topi u ndal nga traversa.
Në fund të pjesës së parë, Marcus Thuram barazoi shifrat për Interin, duke ndryshuar rrjedhën e takimit
