Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ish-futbollisti francez: Kam dyshime serioze për Zhegrovën

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 16:37
Ish-futbollisti francez: Kam dyshime serioze për Zhegrovën

Edon Zhegrova u rikthye në qendër të vëmendjes së fundmi me Olympique Marseillen që thuhet se ka shprehur interesim për të.

Madje, mediat francez kanë shkruar dje se ky klub tashmë i ka nisur bisedimet me Lillen për transferimin e yllit kosovar.

E rreth këtij transferimi eventual ka folur ish-futbollisti francez, Kevin Diaz, sot analist i futbollit.

Në “After Foot” të “RMC Sport”, ai theksoi se i ka dyshimet e tij nëse anësori ofanziv do të mundë të përshtatej tek Marseille, përcjell “Gazeta Express”.

Diaz i sheh problem kryesor dobësitë psikologjike të 26-vjeçarit, ndërsa e vë në pah talentin e tij dhe aftësitë e padiskutueshme si futbollist.

“Kur e sheh dokumentarin e sezonit të Marseillet, kam dyshime serioze nëse Zhegrova është i prerë për të punuar me një trajner dhe një drejtor sportiv kaq kërkues. Ai është një lojtar që ka treguar cilësi, sigurisht, por që i ka shfaqur edhe disa dobësi psikologjike. A do të jetë në gjendje ai ta pranojë një nivel të caktuar të konkurrencës dhe të kërkesave? Nuk kam dyshime në talentin e tij, por kam dyshime serioze nëse ai do të jetë i përshtatshëm dhe i pajtueshëm me ato që i ka zbatuar Marseille në vitet e fundit. E shoh një fat të tij më shumë si Wahi sesa si Rabiot”, deklaroi konsulenti i “RMC”.

Ditë më parë, edhe gazetarët tjerë francezë e kritikuan Zhegrovën për, sipas tyre, papjekurinë që e ka shfaqur.

Edoni nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa po ushtron individualisht qe një kohë derisa të rehatohet në një klub të ri.

Spekulohej se ish-futbollisti i Baselit do të mundë të përfundonte në Itali, ku më së shumti e donte Napoli, madje që nga janari.

Por, me gjasë Zhegrovë mund të vazhdojë të luajë në Francë

Edon Zhegrova

Më shumë nga Sport

  • 22:34Drita fiton thellë ndaj Tre Fiorit, kalon në play-off
  • 20:01Amorim “spastron” Milanin, tre futbollistë mund të largohen
  • 19:50Diomande i impresionon të gjithë te Real Madridi
  • 16:45Rregullat e çuditshme të Xavit që mund t’i shkaktojnë probleme serioze lojtarëve të Holandës
  • 16:37Manchester City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernandez