Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi ka reaguar pas ndodhive të sotme në ndeshjen ndaj Istogut.Ai ka mbetuar thellësisht i befasuar për të keq nga ngjarjet e ndodhura, duke akuzuar klubin dhe të gjithë akterët e tjerë rreth tij.
“Një klub si Istogu dhe një qytet me kaq shumë vlera u shndërruan në Kandahar – nuk po kuptoj pse! Sot përjetova tmerrin dhe turpin më të madh që nga kur jam në sport. I falënderoj lojtarët dhe stafin e klubit FC Liria, të cilët u treguan jashtëzakonisht dinjitozë përball sharjeve dhe provokimeve të të gjithë aktorëve të klubit kundërshtar. Lufta vazhdon“, thuhet në reagimin e Munishit.
Më herët janë publikuar pamje se si një tifoz tenton të sulmojë me këpucë, kurse poashtu një tjetër që kap organin e tij gjenital në drejtim të bankës së Lirisë.
