Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 23:06
Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet sonte në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, ku do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, britanikun Anthony Joshua.

Përballja do të zhvillohet në “Jeddah Superdome” në Arabinë Saudite, ndërsa pritet të jetë një nga duelet më të rëndësishme të boksit gjatë këtij viti.

Programi kryesor i mbrëmjes së boksit nis rreth orës 19:00 sipas kohës sonë, ndërsa dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës pritet të zhvillohet rreth orës 23:30 .

Tifozët shqiptarë do të kenë mundësi ta ndjekin këtë përballje drejtpërdrejt në faqen “ Kosovari” , ku do të transmetohet ndeshja.

Në matjet zyrtare para sfidës, Joshua regjistroi 113.9 kilogramë , ndërsa Prenga rezultoi më i rëndë me 118.6 kilogramë .

Joshua rikthehet në ring pas një periudhe mungese dhe synon ta nisë me fitore një kapitull të ri në karrierën e tij. Britaniku konsiderohet favorit falë përvojës së madhe dhe faktit se ka qenë dy herë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda.

Në anën tjetër, Kristian Prenga do të ketë përballë kundërshtarin më të fortë të karrierës së tij. Një rezultat pozitiv ndaj Joshuas do të përbënte një arritje historike për boksierin shqiptar dhe do ta afronte atë me duele edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Sport

  • 15:42Shqiptari “Krabeni” drejt historisë në Kupën e Botës në Esports, kualifikohet në gjysmëfinale
  • 12:53Ronaldinho nuk ndalet, rikthehet në futboll profesionist në moshën 46-vjeçare
  • 11:46Messi rrezikon pezullimin, goditi kundërshtarin me shuplakë
  • 08:04FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
  • 22:29Endricku në radarët e Liverpoolit, zbulohet vendimi i sulmuesit