Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Jam i gatshëm të vdes për Mourinhon”, flet blerja e bujshme e Realit

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 16:41
“Jam i gatshëm të vdes për Mourinhon”, flet blerja e bujshme e Realit

Yan Diomande, ylli i Real Madridit që u transferua këtë verë, ka dhënë një intervistë për SportyTV në të cilën foli për mënyrën se si erdhi deri te transferimi i tij, si ishte telefonata nga José Mourinho dhe shpjegoi këshillën që mori nga Didier Drogba pasi mësoi për mbërritjen e tij në klub.

Lojtari thotë se është “krenar dhe i lumtur sepse e kam bërë ëndrrën time realitet”. Qëllimi i tij ka qenë gjithmonë të jetë lojtari më i mirë në botë dhe vazhdon ta ndjekë atë. Ai e konsideron veten të përulur, por “të sigurt”.

Ai nuk do ta harrojë kurrë reagimin e tij kur mësoi se Real Madridi donte ta transferonte:

“Ishte si një ëndërr sepse nuk ka klub më të madh. Që nga momenti që e mora vesh, nuk fjeta. Nuk mund ta besoja. Fola me Junin dhe pastaj fola me trajnerin. U habita sepse ai fliste frëngjisht. Mourinho u zgjua në orën 5 të mëngjesit për të folur me mua. Kjo do të thotë se ai është i rëndësishëm. Kur të telefonon Real Madridi, nuk mund të thuash jo, kështu që thashë: ‘Nëse më duan, do të jem aty.'”

Ai kujton gjithashtu fjalët e para të Mourinhos: “Sapo mbërrita, ai më tha: ‘Të premtova se do të ishe pjesë e ekipit tim, dhe ja ku je.’ Dhe unë i thashë: ‘Jam i lumtur të punoj me ty sepse je më i miri.’ Mund të mësoj shumë prej tij; ai është trajneri i duhur për të vazhduar zhvillimin tim. Jam gati të vdes për të.”.

vdessepsegatshëm

Më shumë nga Sport

  • 20:58Vojvoda: Jemi të dëshpëruar, por kjo pikë na bën më të fortë
  • 20:39Asllani pas barazimit me Austrinë: Kemi bërë një lojë shumë të mirë
  • 20:24Zhegrova më i miri i ndeshjes, këto janë notat e lojtarëve pas takimit Kosova vs Austria
  • 19:56Kosova lëshon fitoren në fund, Austria barazon në “Fadil Vokrri”
  • 19:48Austria dënon Kosovën, barazon rezultatin