Skuadra e Wolfsburgut e ka siguruar plejautin në Bundesligën gjermane dhe i ka shpëtuar rënies direkte nga Bundesliga, në xhiron e fundit të kampionatit.
Të shtunën në kuadër të xhiros së 34-t, Wolfsburgu fitoi 3:1 në udhëtim te St. Pauli. St. Pauli mbeti i fundit me 26 pikë. Me 26 pikë e përfundoi sezonin edhe Heidenheimi në vendin e parafundit, përkatësisht të 17-tin.
Të dyja këto skuadra do të bëjnë gara në kategorinë e dytë të futbollit në Gjermani në edicionin e ardhshëm.
