Jo veç Ferizaj, por edhe tri skuadra tjera e kanë të bllokuar merkaton e transferimeve dhe nuk mund të regjistrojnë futbollistë.
Sipas faqes zyrtare e FIFA-s tek lista e ndalimeve të Regjistrimit shihen edhe tri klube tjera kosovare në listë
Kjo faqe është një burim për komunitetin e futbollit, duke detajuar klubet në mbarë botën që aktualisht përballen me ndalime regjistrimi të vendosura nga FIFA. Kjo listë përfshin klubet që janë të ndaluara përkohësisht të regjistrojnë lojtarë të rinj për shkak të shkeljeve të ndryshme, të tilla si mosmarrëveshje financiare ose shkelje rregullatore.
Në ‘FIFA Registration Ban List’ janë edhe Feronikeli 74′, Trepça dhe Vushtrria.
Sipas të dhënave në këtë faqe, FC Feronikeli 74′ ka dy çështje, një nga 23 marsi i vitit 2026 dhe një tjetër i para dy ditësh, 3 gushtit, 2026. Sipas FIFA-s, Feronikeli 74′ e ka të ndaluar regjistrimin e futbollistëve për tri periodat (merkatot) e ardhshme, deri në pagesat e detyrimeve.
Sa i përket KF Trepçës, ekziston një çështje nga 7 prilli i vitit 2026. Edhe tek klubi mitrovicas, regjistrimi i lojtarëve ndalohet për tre periodat (merkatot) e ardhshme, deri në pagesat e detyrimeve, gjithnjë sipas FIFA-s.



