Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Kombëtarja e Shqipërisë publikon listën për “finalen” me Poloninë

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 13:19
Kombëtarja e Shqipërisë publikon listën për “finalen” me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë ka zyrtarizuar listën me 23 futbollistë për ndeshjen vendimtare të “play-off”-it ndaj Polonisë, një përballje që mund të përcaktojë fatin e kuqezinjve drejt Kupës së Botës 2026.

Në këtë listë bie në sy mungesa e tre emrave të njohur: Nazmi Gripshi, Klisman Cake dhe Jasir Asani, të cilët janë lënë jashtë nga përzgjedhësi Sylvinho.

Ky është një vendim që pritet të ngjallë diskutime, duke pasur parasysh kontributin e tyre në ndeshjet e mëparshme.

Në anën tjetër, risi në listë është përfshirja e mbrojtësit nga Kosova, Bujar Pllana, i cili shpërblehet me një ftesë të rëndësishme në një moment kyç për ekipin.

Paraqitjet e tij të fundit në Superligën e Polonisë duket se kanë bindur stafin teknik për t’i besuar një rol në këtë sfidë delikate.

Shqipëria udhëton drejt Polonisë me objektiv të qartë: fitore dhe kualifikim. Presioni është i madh, por edhe besimi brenda grupit mbetet i lartë.

Kombëtarja e Shqipërisë

Më shumë nga Sport

  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 20:55Prishtina e nis mrekullisht sezonin e ri në Superligë
  • 20:48Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City
  • 20:25Mbahet për herë të parë “Streetball” në Mitrovicë
  • 19:08Mirlind Daku bën super asist për Spartakun e Moskës