Kombëtarja e Kosovës sot ka mbajtur seancën e radhës stërvitore para ndeshjes me Irlandën.
Të gjithë djelmoshat “Dardanë” u paraqiten në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe janë në gjendje të mirë fizike për ndeshjen e nesërme, shkruan Indeksonline
Franco Foda sot në konferencë për media, konfirmoi edhe mundësinë e Erblin Osmanit dhe Dion Kacurit për të luajtur nesër pasi u pajisen me dokumentacionin e plotë të FIFA-s.
Kujtojmë që ndeshja nesër zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.