Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Kosova merr vlerësim të madh nga FIFA, Arsene Wenger falënderon FFK-në

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 12:50
Kosova merr vlerësim të madh nga FIFA, Arsene Wenger falënderon FFK-në

Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar një letër falënderimi dhe vlerësimi nga Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, Arsene Wenger, në të cilën ai ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e federatës në themelimin e “FIFA Talent Academy Kosova”.

Në letrën drejtuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, Wenger ka vlerësuar bashkëpunimin dhe punën e bërë nga federata në prag të themelimit të kësaj akademie, duke e cilësuar përkushtimin e FFK-së si thelbësor për avancimin e kësaj nisme.

“Përkushtimi juaj i palëkundur ka qenë thelbësor në avancimin e kësaj nisme. Eventi historik i mbajtur në Prishtinë është dëshmi e profesionalizmit tuaj, përsosmërisë organizative dhe pasionit për zhvillimin e futbollit”, thuhet në letrën e Wengerit.

Ai ka theksuar gjithashtu se eventi i organizuar në Prishtinë nuk ishte vetëm një festë për këtë arritje, por edhe një moment frymëzues për të gjithë akterët e përfshirë në zhvillimin e futbollit.

Wenger ka vlerësuar veçanërisht mbështetjen dhe burimet e ofruara nga FFK-ja gjatë gjithë procesit, duke nisur nga harmonizimi me standardet e FIFA-s e deri te prezantimi i vizionit të akademisë.

Sipas tij, këto përpjekje dëshmojnë rolin e rëndësishëm të Kosovës në zhvillimin dhe kultivimin e talenteve të futbollit, ndërsa njëkohësisht mund të shërbejnë si standard edhe për vendet e tjera.

“Me kënaqësi presim që ta forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, ndërsa ecim përpara në këtë kapitull të ri dhe emocionues. Së bashku, mund të vazhdojmë të ndërtojmë një trashëgimi të qëndrueshme për futbollin në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar Wenger.

wengerfifafutbollit

Më shumë nga Sport

  • 23:21Gattuso tregohet mjeshtër, Lazio e “shkatërron” Juventusin e Zhegrovës
  • 21:11“Nuk jemi në nivelin e duhur”, Granit Xhaka kritikon: Duhet të marrim përgjegjësinë…!
  • 21:05Zyrtare: Astrit Fazliu rikthehet te Lepenci
  • 21:02Sigal Prishtina e njofton Bashkimin me humbjen e parë për këtë sezon
  • 20:43Lorent Tolaj, nga Prejlepi i Deçanit drejt majave të futbollit anglez