Sipas raportimeve nga Seasiagoal, FIFA po konsideron një “play-off” emergjent ndër-konfederal në rast se Irani tërhiqet përfundimisht nga gara për shkak të tensioneve gjeopolitike.
Formati i përfolur përfshin një përballje mes dy kombëtareve nga UEFA dhe dy nga AFC për një vend të fundit të zbrazur, një skenar ky që ka rihapur shpresat për shumë përfaqësuese që mbetën jashtë fazës finale.
Për Kosovën, kjo shihet si mundësi e artë pas një rrugëtimi kualifikues sa dramatik, aq edhe krenar.
