Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Kreu i FFK-së për Dalipin: Ndjenjë e veçantë që zgjodhi fanelën dardane

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 22:37
Kreu i FFK-së për Dalipin: Ndjenjë e veçantë që zgjodhi fanelën dardane

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në Prishtinë prurjen e re të Kombëtares, Lutfi Dalipi.

Futbollisti me origjinë nga Presheva dhe i lindur në Zvicër ka vendosur që ta veshë fanelën dardane, duke refuzuar kombëtare të tjera.

Për këtë, kreu i FFK-së është shprehur i lumtur me zgjedhjen e mesfushorit që luan te Vaduzi në Zvicër.

“Sonte, në aeroportin “Adem Jashari”, pata kënaqësinë ta mirëpres mesfushorin e talentuar me origjinë nga Lugina e Preshevës, Lutfi Dalipi, i cili ka vendosur që në të ardhmen ta përfaqësojë me krenari Kombëtaren e Kosovës. Është ndjenjë e veçantë kur futbollistë të talentuar, që kanë perspektivë të madhe, zgjedhin t’i besojnë projektit tonë dhe të veshin fanellën dardane.”, ka shkruar Ademi.

Ai ka thënë se Lutfi Dalipi po kalon një sezon shumë të mirë me Vaduzin, ku aktivizohet si i huazuar nga Young Boys.

Sipas Ademit, vendimi i tij për t’iu bashkuar Kosovës është një vlerë e shtuar për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës.

“E falënderoj Lutfiun për besimin dhe zgjedhjen e bërë, ndërsa një falënderim i veçantë shkon për prindërit e tij, të cilët e kanë rritur me dashuri dhe krenari për rrënjët e tij dhe Kosovën.”, ka shkruar Ademi.

veçantëdardanekreu

Më shumë nga Sport

  • 21:13Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e fair-play
  • 13:05Flaka Loxha shkëlqen në Zagreb, mposht edhe medalisten e bronztë të botës në Grand Prix
  • 08:11Harry Kane thyen rekordin historik, bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje për Anglinë
  • 22:46Italia triumfon ndaj Francës, përmbysje spektakolare në San Siro
  • 22:36Shqipëria shumë afër Ligës B, merr fitore të madhe ndaj Finlandës