Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Kuqezinjve u mjafton barazimi ndaj Bjellorusisë për t’u ngjitur në Ligën B

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 09:09
Kuqezinjve u mjafton barazimi ndaj Bjellorusisë për t’u ngjitur në Ligën B

Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, teksa përballet me Bjellorusinë në kuadër të xhiros së fundit të Grupit C1.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në Budapest të Hungarisë, me fillim nga ora 18:00.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran hyn në këtë përballje si kryesuese e grupit me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet në vendin e dytë me 10 pikë. Pas tyre vijnë Finlanda me 4 pikë dhe San Marino pa pikë.

Shqipërisë i mjafton edhe një barazim për të siguruar vendin e parë dhe promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. Në rast të humbjes, Bjellorusia do ta parakalonte në renditje dhe kuqezinjtë do të duhej të luanin në fazën e plejofit për të mbrojtur vendin në Ligën C.

Shqipëria vjen në këtë takim pas një fitoreje të rëndësishme 2-0 ndaj Finlandës, në ndeshjen e zhvilluar më 12 nëntor. Ky rezultat i dha kuqezinjve tri pikë të vlefshme dhe i afroi edhe më shumë me objektivin e madh.

Ndërkohë, Bjellorusia në ndeshjen e saj të fundit mposhti San Marinon me rezultatin 2-0, duke ruajtur shpresat për ta mbyllur grupin në vendin e parë.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Rolando Maran e ka vlerësuar Bjellorusinë si kundërshtarin që e ka vënë më shumë në vështirësi Shqipërinë gjatë këtij grupi, por ka theksuar se skuadra është e përgatitur dhe e vendosur për të dhënë maksimumin.

Sa i përket mungesave, Shqipëria nuk do të ketë në dispozicion Ylber Ramadanin, i cili është i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë. Ndërkohë, gjendja e Ernest Muçit mbetet për t’u vlerësuar deri në momentin e ndeshjes, pasi futbollisti kishte pasur shqetësime fizike.

ligënpikëkuqezinjve

Të ngjashme

Pas fitores së Austrisë ndaj Irlandës, kështu qëndron situata në grupin e Kosovës për Ligën e Kombeve

Pas fitores së Austrisë ndaj Irlandës, kështu qëndron situata në grupin e Kosovës për Ligën e Kombeve

23:45
Fitorja e katërt radhazi për Borën

Fitorja e katërt radhazi për Borën

22:03
Fisnik Asllani i dëshpëruar me barazimin, synim tre pikë ndaj Irlandës

Fisnik Asllani i dëshpëruar me barazimin, synim tre pikë ndaj Irlandës

19:28
Lladrovci për Kosovën në Ligën e kombeve: Fitore, fitore!

Lladrovci për Kosovën në Ligën e kombeve: Fitore, fitore!

16:09

Më shumë nga Sport

  • 10:05Zhegrova largohet nga grumbullimi, kjo është arsyeja
  • 08:40Jorge Jesus për Cristiano Ronaldon:E vetmja gjë që mungon është prania e tij këtu, për të më bërë shoqëri
  • 08:29Humbja më e thellë në shtëpi në historinë 105-vjeçare të Portugalisë
  • 08:21Tetë përballje interesante sonte: Shqipëria kërkon fitore, vëmendja te Spanjë-Angli dhe Belgjikë-Itali
  • 22:21Mbyllen pjesët e para në përballjet e Ligës së Kombeve