Pas tre barazimeve radhazi në La Liga, Real Madrid i është rikthyer fitoreve.
”Mbretërit” mposhtën Atletiko Bilbaon në stadiumin ”San Mames”, me rezultat 3-0.
Kryefjala e kësaj mbrëmje ishte Kylian Mbappe. Sulmuesi francez shënoi dy gola dhe bëri një asist.
Ai hapi serinë e golave qysh në minutën e 7-të, derisa asistoi te goli i Camavingas, në minutën e 42-të.
