Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ky ekip synon blerjen e portierit të Kosovës, kaq është vlera

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 20:00
Ky ekip synon blerjen e portierit të Kosovës, kaq është vlera

Sassuolo synon blerjen e portierit të Kosovës, Arijanet Muriq, por me çmim më të ulët sesa huazimi për 10 milionë euro që është bërë në afatin kalimtar veror.

Kartonin e portierit Muriq e ka skuadra e Ipswich Townit, që aktualisht bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

26-vjeçari iu bashkua Ipswichit nga Burnley në verën e vitit 2024 për 10 milionë funte. Por, bëri disa gabime që i kushtuan me pikë skuadrës së tij në Premier League, që megjithatë, nuk arriti t’i shpëtojë rënies në kategorinë e dytë, përcjell koha.net.

Muriq e humbi vendin e titullarit, ndërsa pak para nisjes së edicionit të ri, u huazua te Sassuolo në Serie A.

Sassuolo e ka opsionin e blerjes përfundimtare të portierit Muriq, për 10 milionë euro.

Muriq ka qenë në formë të jashtëzakonshme qëkur u transferua në elitën italiane të futbollit, duke ndihmuar që Sassuolo ta zë pozitën e nëntë pas gjashtë ndeshjeve.

Pati nisje jo të suksesshme, por më pas ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Lazios, ku e mbajti portën e paprekur.

Menjëherë pas atij dueli, Muriq pati paraqitje shumë të mirë edhe ndaj Interit me pesë pritje, dhe katër pritje vendimtare i pati ndaj Udineses.

Së fundmi, ai i pati nëntë pritje në fitoren 1:0 ndaj Hellas Veronas.

Të njëjtën formë, Muriq e vazhdoi edhe në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Mediumi “Sportmediaset” ka raportuar të enjten se Sassuolo ka shfaqur interesim për blerjen përfundimtare të tij në afatin kalimtar dimëror, por me çmim pak më të ulët se 10 milionë euro.

Arijanet Muriq

Më shumë nga Sport

  • 13:03Llapi dhe Gjilani përballen në Podujevë
  • 08:49Mungon vetëm zyrtarizmi, Man United transferon mesfushorin për 70 milionë euro
  • 23:30Espi “heroi” i ri i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit
  • 23:12Infantino shmang pyetjet për të ardhmen në FIFA, ironizon gazetarin mes polemikave për planin e Kupës së Botës
  • 23:04Allegri e nis me fitore aventurën te Napoli, mposhtin Genoan