Prania e Robert Lewandowski ishte lajmi i madh nga seanca stërvitore e Barcelonës këtë të hënë në Ciutat Esportiva Joan Gamper pas humbjes në El Clasico ndaj Real Madridit.
Siç raportohet nga “Radio Barcelona”, sulmuesi polak mori pjesë në seancën stërvitore me lojtarët që nuk ishin titullarë në Santiago Bernabeu.
Sulmuesi është në fazat e fundit të rikuperimit nga një dëmtim i pësuar gjatë ndeshjes me kombëtaren.
