Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Larne FC dënon shfaqjen e flamurit “Kosova është Serbi” në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës

GD
Gazeta Demos22 korrik 2026 në 17:00
Larne FC dënon shfaqjen e flamurit “Kosova është Serbi” në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës

Klubi nord-irlandez Larne FC ka reaguar zyrtarisht pasi gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Crvena Zvezdës, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, në tribunë u shfaq një flamur me mbishkrimin politik “Kosova është Serbi”.

Në një komunikatë, klubi bëri të ditur se flamuri u vendos gjatë pjesës së parë të takimit, mbi panelet reklamuese pranë tribunës “McKay Stand”, por u hoq menjëherë sapo u vu re nga stafi i sigurisë së stadiumit.

Larne FC theksoi se ndeshja ishte një moment historik për klubin, qytetin dhe komunitetin, duke pritur në “Inver Park” një klub me traditën dhe historinë e Crvena Zvezdës, dhe se ky rast nuk duhet ta zbehë rëndësinë e kësaj mbrëmjeje.

Klubi sqaroi gjithashtu se personi që shfaqi flamurin nuk është tifoz i Larne FC, por kishte hyrë në sektorin vendas si spektator neutral.

“Ashtu si më parë, ritheksojmë qëndrimin tonë se simbolet dhe shfaqjet politike nuk kanë vend në futboll”, thuhet në reagimin e klubit.

Reagimi i Larne FC vjen pasi fotografia e flamurit me mbishkrimin “Kosova është Serbi” qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale pas përfundimit të ndeshjes./ Indeksonline

Më shumë nga Sport

  • 22:34Drita fiton thellë ndaj Tre Fiorit, kalon në play-off
  • 20:01Amorim “spastron” Milanin, tre futbollistë mund të largohen
  • 19:50Diomande i impresionon të gjithë te Real Madridi
  • 16:45Rregullat e çuditshme të Xavit që mund t’i shkaktojnë probleme serioze lojtarëve të Holandës
  • 16:37Manchester City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernandez