Ekipi i Malishevës po vazhdon formën e mirë edhe në sezonin e ri të Superligës së Kosovës.
Pas gjashtë gjirove, Malisheva gjendet në pozitën e dytë me 13 pikë, transmeton lajmi.net.
Një nga emrat më të spikatur tek Malisheva këtë sezon është super talenti, Laurent Xhylani. Këtë sezon, Xhylani po e bartë fanellën me numrin 10 dhe është një nga lojtarët më në formë në Superligë. Pas gjashtë gjirove, ai ka 2 gola dhe 4 asistime, duke treguar perfomancë të lartë ndeshje pas ndeshje.

