Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Legjenda gjermane me fjalë të mëdha për Fisnik Asllanin

GD
Gazeta Demos4 prill 2026 në 16:00
Legjenda gjermane me fjalë të mëdha për Fisnik Asllanin

Borussia Dortmundi pritet të përjetojë një verë të nxehtë në afatin kalimtar, veçanërisht në repartin ofensiv.

Sipas raportimeve, klubi gjerman mund të ndahet me dy emra të rëndësishëm si Julian Brandt dhe Serhou Guirassy, duke hapur kështu rrugën për afrime të reja.

Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe një nga figurat e njohura të verdhezinjve, Kevin Grosskreutz, i cili ka dhënë një propozim interesant për drejtuesit e klubit.

Ish-futbollisti i Dortmundit ka sugjeruar që zëvendësimi ideal për repartin ofensiv mund të jetë sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani.

Grosskreutz, i cili ka zhvilluar mbi 230 ndeshje me fanellën e Dortmundit dhe ka fituar trofe të rëndësishëm, përfshirë Kupën e Botës me Gjermaninë dhe tituj në Bundesligë, nuk e ka fshehur admirimin për 23-vjeçarin.

Ai madje ka zbuluar se mban kontakte të rregullta me Asllanin dhe beson se transferimi në “Signal Iduna Park” do të ishte hapi i duhur për të.

“Ka pasur një lajm që Asllani mund të transferohet te Dortmundi. Eja, do të shohësh se nuk ka më mirë se kjo!”, është shprehur Grosskreutz.

Sulmusi kosovar po kalon një sezon shumë të mirë me Hoffenheimin, ku ka regjistruar nëntë gola dhe tetë asistime në 28 paraqitje.

Forma e tij e lartë dhe potenciali në rritje e bëjnë atë një nga emrat më premtues për të ardhmen./ Telegrafi /

Fisnik Asllani

Më shumë nga Sport

  • 22:34Drita fiton thellë ndaj Tre Fiorit, kalon në play-off
  • 20:01Amorim “spastron” Milanin, tre futbollistë mund të largohen
  • 19:50Diomande i impresionon të gjithë te Real Madridi
  • 16:45Rregullat e çuditshme të Xavit që mund t’i shkaktojnë probleme serioze lojtarëve të Holandës
  • 16:37Manchester City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernandez