Argjentina ka siguruar kalimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026 pas fitores 2-0 ndaj Austrisë në ndeshjen e dytë të Grupit J.
Heroi i mbrëmjes ishte sërish Lionel Messi, i cili realizoi të dy golat e takimit dhe i dha ekipit të Lionel Scalonit tri pikë shumë të rëndësishme.
Pas tregolëshit në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse, kapiteni argjentinas vazhdoi formën e jashtëzakonshme duke vendosur edhe sfidën ndaj Austrisë.
