Superliga e Kosovës sjell sot dy ndeshje me peshë të madhe për ecurinë e kreut dhe garën për Evropë, ku kryesuesja e tabelës FC Prishtina zbret në fushë ndaj Feronikelit, ndërsa vëmendja kryesore shkon te derbi lokal mes Gjilanit dhe Dritës.
Në sfidën e orës 13:00, Feronikeli (vendi i 7-të me 15 pikë nga 14 ndeshje) pret FC Prishtinën, e cila mban kreun e tabelës me 35 pikë pas 14 takimesh dhe golaverazh +18.
Bardhekaltrit kërkojnë të ruajnë distancën në krye, ndërsa vendasit synojnë pikë të rëndësishme për t’u shkëputur nga zona e poshtme.
Nga ora 16:00, skena i takon derbit mes Gjilanit dhe Dritës. Drita hyn në këtë përballje nga pozita e 3-të me 27 pikë (14 ndeshje), ndërkohë që Gjilani ndodhet në vendin e 5-të me 22 pikë (14 ndeshje), duke bërë që të dyja skuadrat të kenë motive të forta për t’u afruar më shumë me kreun e renditjes