Skuadra e Feronikelit 74 ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Tefik Çanga në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi futbollisti, Kreshnik Bahtiri

Me këtë fitore, “Nikli” shkon në kuotën e 51 pikëve, vetëm tri më pak se lideri, Vushtrria dhe dy më pak se vendi i dytë, Dinamo i Ferizaj.