Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Liverpooli e tërheq zyrtarisht fanellën me numrin 20 në nderim të Diogo Jotës

GD
Gazeta Demos11 korrik 2025 në 23:36
Liverpooli e tërheq zyrtarisht fanellën me numrin 20 në nderim të Diogo Jotës

Liverpooli ka marrë një vendim historik për nder të Diogo Jotës, sulmuesit portugez që ndërroi jetë javën e kaluar. Klubi anglez ka konfirmuar zyrtarisht se ka tërhequr fanellën me numrin 20 në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij.

Vendimi prek të gjitha nivelet e klubit, përfshirë ekipin e parë, ekipin e femrave dhe Akademinë. Sipas Michael Edwards, Drejtor Ekzekutiv i Futbollit në FSG, ky është një gjest i rrallë që pasqyron lidhjen e fortë emocionale mes Jotës dhe klubit.

“Si klub, ishim plotësisht të vetëdijshëm për emocionet e thella të tifozëve tanë – dhe i ndanim plotësisht ato,” deklaroi Edwards. Ai bëri të ditur se bashkëshortja e Jotës, Rut, dhe familja e tij ishin pjesë e vendimmarrjes.

“Kjo është hera e parë në historinë e Liverpoolit që një nder i tillë i jepet një lojtari individualisht. Mund të thuhet me plot gojën se është një homazh unik për një njeri po aq unik,” shtoi ai.

Jota, i cili iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020, ishte bërë një figurë shumë e dashur për tifozët. Me pasionin dhe përkushtimin e tij, ai e kishte kthyer fanellën me numrin 20 në simbol të tij.

“Duke e tërhequr këtë numër, po e bëjmë atë të përjetshëm – dhe po e sigurojmë që Diogo Jota të mos harrohet kurrë,” tha Edwards.

Në fund, ai përmbylli me fjalët prekëse: “Për Klubin e Futbollit Liverpool, ai do të jetë përgjithmonë numri ynë 20”.

Më shumë nga Sport

  • 22:16Portieri i Austrisë bëhet viral, e futi topin nën fanellë dhe “çarti” lojtarët e Kosovës
  • 22:03Një pushim i ‘mallkuar’ për Realin që shndërrohet në ankth për Mourinhon
  • 21:32Vojvoda: Është humbje e gjithë ekipit, jo faji i një lojtari apo tjetri
  • 21:01Asllani: Austria ka qenë sot ekipi më i mirë, dhamë maksimumin - por nuk patëm fat
  • 21:01Zhegrova: Sot nuk ishte nata jonë, do të shohim se ku gabuam