Kapiteni i Llapit, Axel Gnapi, është në gjendje të mirë shëndetësore pas rënies pa ndjenja në ndeshjen e djeshme ndaj FC Drita në Gjilan.
Klubi llapjan ka dhënë detaje shtesë lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ku kanë thënë se ai kishte pësuar vetëm tronditje të lehtë.
”Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Gnapi shfaqi disa komplikime shëndetësore, ku u desh ndërhyrja e autoambulancës për dërgim urgjent në QKUK, Prishtinë.
