Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Maran flet si selektor i Shqipërisë: Krenari e madhe, dua të ndërtoj një skuadër agresive

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 10:51
Maran flet si selektor i Shqipërisë: Krenari e madhe, dua të ndërtoj një skuadër agresive

Selektori i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë deklaratat e tij të para pas marrjes së drejtimit të kuqezinjve, duke shprehur emocionin dhe përgjegjësinë që ndjen për këtë detyrë të re në krye të përfaqësueses shqiptare.

Në fjalimin e tij të parë, Maran ka falënderuar drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit për besimin e dhënë, duke theksuar gjithashtu edhe punën e paraardhësit të tij, Sylvinho.

“Përshëndetje, dua të falënderoj presidentin që ma dha një detyrë shumë të rëndësishme për mua. Dua të falënderoj edhe Sylvinhon dhe ta përgëzoj për atë që ka bërë. E kam ndjekur me kujdes Kombëtaren e Shqipërisë dhe meritoni komplimente,” është shprehur Maran.

Selektori me prejardhje italiane ka theksuar se drejtimi i Shqipërisë për të përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe një mision emocional, duke premtuar se do të japë maksimumin së bashku me stafin e tij.

“Presidenti më jep mundësinë të drejtoj një Kombëtare që përfaqëson një popull shumë krenar. Është një krenari e madhe për mua dhe premtimi im është të transmetoj në fushë dashurinë për këtë fanellë dhe këtë komb, duke dhënë maksimumin çdo ditë me stafin tim dhe të gjithë ata që punojnë në Federatë,” ka shtuar ai.

Maran ka theksuar se filozofia e tij si trajner bazohet në agresivitet, disiplinë dhe identitet të fortë në fushë, duke synuar të krijojë një skuadër konkurruese dhe të vendosur.

“Është një angazhim moral për mua dhe një emocion i madh. Dua një skuadër agresive dhe të fortë në fushë. ADN-ja ime është kjo dhe dua ta transmetoj në çdo ndeshje. Kjo Kombëtare është si një klub, sepse ka ndjenjë të fortë përkatësie,” u shpreh trajneri italian.

Ai gjithashtu ka treguar se e njeh mirë grupin e lojtarëve shqiptarë, duke thënë se ka ndjekur ndeshjet e Kombëtares dhe ka marrë informacione edhe nga kolegë të tij në futboll.

Tekniku italian ka folur edhe për objektivat afatgjata, duke theksuar se synimi i Shqipërisë mbetet kualifikimi në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë.

Në fund, Maran ka bërë të ditur edhe një vendim të rëndësishëm personal, duke theksuar se do të vendoset për të jetuar në Shqipëri për t’u afruar më shumë me ekipin dhe realitetin e futbollit vendas.

Rolando Maran

Më shumë nga Sport

  • 22:41Tifozët e Juventusit pushtojnë fushën, tentojnë t’ia marrin fanellën me “dhunë” Edon Zhegrovës
  • 22:28Como nis ofensivën për Moise Kean, oferta e parë prej 30 milionë eurove nuk bind Fiorentinën
  • 22:04Kontratë pesëvjeçare, Liverpooli arrin marrëveshje me yllin e PSG-së
  • 21:27“Ujku” i vjetër në La Liga, Auba e nis fuqishëm sezonin
  • 21:09Në privatësi të plotë, publikohen fotot e martesës së Ronaldos me Georgina-n