Gjykata e Arbitrazhit Sportiv(CAS) bëri të ditur se vendimi për apelin e bërë nga Senegali kundër dhënies së titullit të Kupës së Afrikës te Maroku do të jepet brenda muajit nëntor.
Senegali kontestoi vendimin që e shndërroi fitoren 1-0 në një humbje në tavolinë 3-0 në favor të Marokut. Episodi është regjistruar në finalen e janarit të kaluar e shenjuar nga polemikat e forta për një penallti të dhënë për Marokun; Senegali në shenjë proteste braktisi fushën, por arbitri më pas e rinisi lojën.
