Kylian Mbappe është një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Që nga dalja e tij në skenën e futbollit në moshën 17-vjeçare, ai ka shkëlqyer si në ekip apo edhe kombëtare.

Kylian Mbappe është një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Që nga dalja e tij në skenën e futbollit në moshën 17-vjeçare, ai ka shkëlqyer si në ekip apo edhe kombëtare.
Mbappe, po ashtu tregoi edhe disa detaje të padëgjuara më parë duke thënë se ishte shumë afër t’i bashkohej Liverpoolit në 2017, në kohën kur menaxhohej nga legjenda gjermane, Jurgen Klopp.
“Isha afër Liverpoolit. Mamaja ime ishte një tifoze e madhe e Jurgen Klopp dhe destinacioni i preferuar për mamanë time ishte Liverpooli. Ajo donte që unë të shkoja atje!”, Nuk dëgjova sepse doja të luaja në qytetin tim, Paris. Nuk doja të largohesha nga vendi im përpara se të bëhesha dikush. Por po, mamaja ime gjithmonë thoshte: ‘Liverpool – do të jesh atje, të luash në Anfield, do të jetë çmenduri për ty’. Unë thashë, ‘Në rregull!’ “Ajo shkoi atje (për) hapin e parë të negociatave. Ajo shkoi në qytet, në stadium, takoi njerëzit. Ajo tha, ‘Është një klub i mrekullueshëm, të gjithë janë kaq të sjellshëm, është një klub familjar, një klub i madh’.” “Ajo shkoi në Anfield dhe u dashurua me të. Ajo pa disa ndeshje vetëm, për të ndjerë atmosferën, sepse donte të më imagjinonte në këtë stadium. “Gjatë gjithë kohës po flisnim. ‘Çfarë mendon, mami?’ Ajo thoshte, ‘Për mua, duhet të shkosh në Liverpool. Unë thashë, ‘Në rregull, në rregull, në rregull!’ sepse Jurgen Klopp ishte një trajner i mrekullueshëm. E takova dhe pata një marrëdhënie të mrekullueshme me të. Kisha shumë respekt për të”, u shpreh Mbappe.
Mbappe, megjithatë vendosi në atë kohë të transferohej te PSG, ku pati suksese të mëdha duke dominuar Ligue 1 dhe më pas bëri hapin e madh drejt Real Madridit.