Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Më në fund rikthehet Rrahmani, shpresa për Kosovën për ndeshjet e nëntorit

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 20:11
Më në fund rikthehet Rrahmani, shpresa për Kosovën për ndeshjet e nëntorit

Pas lajmit të keq se Kevin De Bruyne do të mungojë disa muaj shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Interit në fundajvë, tashmë vijnë lajmet e mira për Napolin dhe Antonio Conten.

Bëhet fjalë për rikthimin e dyshes, Amir Rrahmani dhe Rasmus Hojlund, të cilët do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Lecces ditën e nesërme.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës pësoi një lëndim të hamstringut në kofshën e tij të djathtë, në ndeshjen e “Dardanëve” ndaj Zvicrës në Basel, më 5 shtator.

Ai u rikthye më 22 shtator, kur ishte pjesë e bankës rezervë në ndeshjen ndaj Pisës, mirëpo lëndimi ishte më serioz dhe ai mungoi edhe për një muaj tjetër.

Rrahmani do të jetë në stol ndaj Lecces, derisa do të vlerësohet nëse do të jetë i gatshëm për të startuar ndaj Comos më 1 nëntor, raporton “Calcio Mercato”.

Ky është një lajm i mirë edhe për kombëtaren e Kosovës, e cila ka dy ndeshje jetike në muajin nëntor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Kosova luan më 15 nëntor ndaj Sllovenisë në Ljubjanë, teksa më 18 nëntor e pret Zvicrën në Prishtinë. “Dardanët” kanë mundësi të mira për të siguruar pozitën e dytë, që dërgon në play-off.

Ndërkohë, Hojlund rikthehet në skuadër pasi i humbi tri ndeshje, ndaj Torinos, PSV-së dhe Interit, pas një lëndimi të lehtë në kofshën e tij të majtë.

Ndeshja Lecce – Napoli luhet nesër, me fillim nga ora 18:30

Amir Rrahmani

Më shumë nga Sport

  • 22:34Drita fiton thellë ndaj Tre Fiorit, kalon në play-off
  • 20:01Amorim “spastron” Milanin, tre futbollistë mund të largohen
  • 19:50Diomande i impresionon të gjithë te Real Madridi
  • 16:45Rregullat e çuditshme të Xavit që mund t’i shkaktojnë probleme serioze lojtarëve të Holandës
  • 16:37Manchester City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernandez