Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Mediumi sllovak Sportovy: Kosova synon ta pushtojë Bratislavën

GD
Gazeta Demos13 mars 2026 në 23:55
Mediumi sllovak Sportovy: Kosova synon ta pushtojë Bratislavën

Kombëtarja e Sllovakisë duhet të ketë kujdes nga tifozët e Kosovës, shkruan media e njohur sllovake “ sportovy.cas ”.

Mediumi thekson se të gjitha biletat për sektorin mysafir u shitën shpejt nga tifozët kosovarë, duke krijuar pritshmëri për mbështetje të madhe gjatë ndeshjes.

“Sipas sistemit të biletave, pjesa e mysafirëve u mbush menjëherë dhe pritet që tifozët e Kosovës të vijnë me mbështetje të madhe. Tifozët e Kosovës janë ndër më të pasionuarit në Evropë dhe mund të krijojnë zhurmë edhe në stadiumet kundërshtare”, thuhet në raport.

Federata Sllovake ka frikë se Kosova mund ta “pushtojë” stadiumin, siç kishte bërë Bosnja Hercegovina në vitin 2013. Juraj Curny, pjesëtar i Federatës Sllovake, thotë se po merren masa për ta parandaluar një situatë të tillë.

“Duke qenë se ndeshja është e shitur plotësisht, nuk presim që tifozët mysafirë të kenë epërsi në numër në tribunë. Ne kemi identifikuar në sektorë të ndryshëm disa qindra mbajtës biletash me emra ballkanikë, të cilët megjithatë posedojnë pasaporta të vendeve të BE-së, përfshirë edhe Sllovakinë”, ka shtuar Curny.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet më 26 mars.

Më shumë nga Sport

  • 19:12“The Reds” për dy minuta i shënojnë dy gola ndaj LASK-it
  • 19:08Elita nga Kosova përzgjidhet ndër 10 mentorët më të mirë në botë në FIRST Global Challenge 2026
  • 19:08Fantastike! Kosova përmbys rezultatin ndaj Gjeorgjisë
  • 18:35Dukan Ahmeti në mesin e adoleshentëve më ndikues në Evropë, renditet përkrah Lamine Yamalit
  • 16:21Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League