Meksika i ka shpëtuar një ndëshkimi nga FIFA vetëm disa orë para përballjes me Anglinë në fazën e 1/8 së finales së Botërorit.
“El Tri” pret Anglinë në stadiumin “Estadio Azteca”, i cili ndodhet rreth 2.100 metra mbi nivelin e detit dhe ku meksikanët kanë një rekord shumë të fortë në ndeshjet zyrtare.
Pas raportimeve se ora e fillimit të ndeshjes mund të ndryshohej ndjeshëm dhe shqetësimeve të shprehura nga të dyja ekipet, u konfirmua se sfida do të nisë sipas planit, në orën 18:00 me orën lokale dhe 02:00.
Pjesa më e madhe e përgatitjeve është përqendruar te Anglia dhe masat e jashtëzakonshme të sigurisë rreth hotelit të saj, ku është vendosur një prani e madhe policore për të parandaluar incidente nga tifozët meksikanë, si ato që çuan në një ankesë nga Federata e Futbollit e Ekuadorit në ndeshjen e kaluar.
Megjithatë, edhe përgatitjet e Meksikës kanë tërhequr vëmendje, pasi kombëtarja shmangu një ndëshkim nga FIFA për shkeljen e një rregulli të rreptë të vendosur nga qeveria botërore e futbollit.
Influenceri dhe personaliteti i internetit Stephen Rocco Deleonardi, i njohur si SteveWillDoIt, kishte vendosur një bast prej 2 milionë dollarësh që Meksika do ta mposhtte Ekuadorin dhe do të kualifikohej në fazën me eliminim direkt.
Pasi Meksika fitoi 2-0, ai përfitoi 1.2 milionë dollarë.
Për të shprehur mirënjohjen ndaj kombëtares meksikane, ai vendosi t’u dhuronte lojtarëve ora luksoze “Rolex” dhe publikoi një video në “YouTube” për këtë gjest.
Çdo lojtar mori një orë luksoze, ndërsa fotografitë u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Në Instagram ai shkroi:
“I dhurova çdo lojtari dhe anëtari të stafit të Meksikës një orë shumë të shtrenjtë… kjo ndodhi para se ta dominonin Ekuadorin! Sa shumë besoja tek ata. BOOOOOOOOM. Videoja e re në YouTube në orën 20:30 sipas kohës lindore! Ju dua të gjithëve. E dua Meksikën. E dua kombëtaren meksikane. BOOM.”
Megjithatë, Federata Meksikane e Futbollit njoftoi më pas se lojtarët kishin vendosur, me marrëveshje të përbashkët, t’i kthenin orët.
