Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Menaxheri i Haxhi Krasniqit: Prenga një ditë mund të bëhet kampion bote

GD
Gazeta Demos26 korrik 2026 në 17:28
Menaxheri i Haxhi Krasniqit: Prenga një ditë mund të bëhet kampion bote

Menaxheri i boksierit Haxhi Krasniqi, Luan Dreshaj, ka vlerësuar lart paraqitjen e boksierit shqiptar Kristian Prenga në duelin ndaj ish-kampionit të botës Anthony Joshua, pavarësisht humbjes me nokaut në raundin e dytë.

Sipas Dreshajt, Prenga dëshmoi se zotëron potencial të madh dhe se me një përgatitje profesionale të vazhdueshme mund të arrijë majat e boksit botëror.

“Boksi i peshave të rënda kërkon jo vetëm forcë, por edhe përgatitje të shkëlqyer fizike dhe strategji. Kristian Prenga e tregoi se mund të rivalizojë me emrat më të mëdhenj. Askush nuk e priste që ai ta rrëzonte Anthony Joshuan brenda 30 sekondave të para. Ai ishte shumë pranë ta trondiste plotësisht botën e boksit”, u shpreh Dreshaj.

Ai potencoi se shumë boksierë shqiptarë përballen me vështirësi të mëdha për të ndërtuar karrierën, pasi shpesh detyrohen të punojnë për të siguruar jetesën, ndërsa boksin e zhvillojnë paralelisht, gjë që kufizon mundësitë për stërvitje profesionale dhe përballje graduale me kundërshtarë të nivelit të lartë.

“Kur vjen një ofertë për t’u ndeshur me kampionë të mëdhenj, është e vështirë ta refuzosh. Por shpesh këto duele zhvillohen në kushte jo të barabarta. Nëse Kristiani do të kishte pasur një ose dy vite të tjera përgatitje ekskluzivisht profesionale, besoj se rezultati mund të kishte qenë krejtësisht ndryshe”, shtoi ai.

Dreshaj vlerësoi se, pavarësisht rezultatit zyrtar, Prenga fitoi respektin e komunitetit ndërkombëtar të boksit.

“Mendoj se mbrëmë fitoi më shumë Kristian Prenga sesa Anthony Joshua. E gjithë bota e boksit pa se Prenga ka potencial për t’u bërë një ditë kampion bote, ndërsa Joshua nuk duket më se ka potencialin që kishte dikur për të dominuar elitën e kategorisë së rëndë”.

Më shumë nga Sport

  • 23:42Atletico Madrid e nis me fitore La Ligan, shënohen dy supergola
  • 22:27Milan dhe Manchester City, në një shkëmbim spektakolar: Leao për Ruben Dias?
  • 22:02Raphinha merr fjalën si kapiten i ri i Barcelonës dhe premton trofe
  • 21:57Djaloshi nga Vushtrria shënon supergol në kualifikimet e Champions League
  • 21:57Nenad Shoshtariq, përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll