Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Messi fiton betejën e fanellave, Ronaldo jashtë Top 5

GD
Gazeta Demos20 dhjetor 2025 në 16:29
Messi fiton betejën e fanellave, Ronaldo jashtë Top 5

Ndërsa po i afrohemi vitit 2026, platforma Score90 ka publikuar listën e lojtarëve me fanellat më të shitura gjatë vitit 2025 – dhe rezultati nuk ka kaluar pa surpriza.

Barcelona ka dy emra në podium, me Lamine Yamal që del si lojtari me më së shumti fanella të shitura këtë vit.

Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, fanellat me emrin e talentit të ri të Barcelonës kanë arritur shifrën 1.32 milionë njësi të shitura, duke e vendosur Yamal në vendin e parë në botë për vitin 2025.

Në vendin e dytë renditet Lionel Messi, me 1.28 milionë fanella të shitura – një shifër mbresëlënëse, por sërish më e ulët se ajo e Yamal. Podiumin e plotëson Robert Lewandowski, i cili ka shitur 1.1 milionë fanella, duke konfirmuar dominimin e Barcelonës në krye të listës.

Ky sukses i Yamal vjen në prag të një përballjeje shumë të pritur: më 27 mars 2026, ai do të përballet drejtpërdrejt me Lionel Messin në Finalissima, një duel që tashmë po zgjon interes të madh global.

Pas podiumit, Kylian Mbappé renditet i katërti me 1.02 milionë fanella të shitura. Pas tij vjen shoku i skuadrës te Real Madridi, Vinícius Júnior, i cili mbetet pak nën shifrën e një milion shitjeve.

Një tjetër element interesant i listës është rënia e ndjeshme e Cristiano Ronaldos, i cili renditet vetëm në vendin e shtatë – dukshëm pas rivalit të tij historik, Messit.

Bruno Fernandes, Harry Kane dhe Rodrygo e mbyllin Top 10-shen, ndërsa bie në sy mungesa e Erling Haaland, pavarësisht statusit të tij si një nga sulmuesit më të mirë në Europë.

Edhe pse Barcelona dominon podiumin, Real Madridi ka më shumë përfaqësues në Top 10, me tre lojtarë, krahasuar me dy nga Barça – një tjetër tregues i rivalitetit të fortë mes dy gjigantëve spanjollë, këtë herë edhe në tregun global të fanellave.

Messi

Më shumë nga Sport

  • 11:29John Cena tregon pse s’u bë asnjëherë baba
  • 11:03Kosova dhe Shqipëria në garë për Lutfi Dalipin, Zvicra rrezikon ta humbasë talentin e ri
  • 11:03Po shkëlqen në La Liga, Atletico mendon ta bëjë të përhershme transferimin e David
  • 10:55Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në xhiron e nëntë të Superligës
  • 10:14Ishte jashtë fushave një vit, Iraola tregon se kur do të kthehet Leoni