Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Momenti kur tifozët e Kosovës u përplasën me sigurimin pas largimit të flamujve në Slloveni

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2025 në 15:18
Momenti kur tifozët e Kosovës u përplasën me sigurimin pas largimit të flamujve në Slloveni

Një incident raportohet të ketë ndodhur mbrëmë, pak para fillimit të ndeshjes Slloveni–Kosovë, ku tifozëve nga Kosova nuk u është lejuar të futin flamujt kuqezi brenda stadiumit.

Një tifoz që ishte i pranishëm në ngjarje ka treguar se trupat e sigurimit kanë marrë një flamur nga një tifoz tjetër, dhe e kanë hedhur në tokë. Sipas dëshmisë së tij, ky veprim ka acaruar tifozët e tjerë kosovarë.

“Incidenti ndodhi gjatë kontrollimit të biletave, dmth duke hyr në stadium para fillimit ndeshjes. Disa tifoz kanë pas flamuj të Shqipërisë, gjë që nuk ka qenë e lejuar thoshin nga FIFA ose UEFA, edhe i gjuanin në tok”.

“Në ketë rast një tifozit ja morën flamurin dhe ja gjuajtën në tok, ku ishte një vend, një kuti me plot flamura. Edhe sigurimi pasi hodhi flamurin, tifozi e shtyu edhe aj e kapi për fyti. Kanë reagu tjerët tifozë, janë kap me sigurim për ta liru shokin se aj se lëshojke. Edhe reagun policia”, ka deklaruar ky lexues.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kontrollit të biletave, pak para se të niste zyrtarisht përballja Slloveni–Kosovë.

Një situatë e ngjashme ishte raportuar edhe mbrëmë, kur gazetari Arlind Sadiku bëri të ditur se tifozëve kosovarë nuk u lejoheshin simbolet kombëtare brenda stadiumit.

Më poshtë gjeni pamjet e incidentit:

Më shumë nga Sport

  • 08:53Blerja e madhe, Rodri pritet të udhëtojë sot në Barcelonë
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 20:55Prishtina e nis mrekullisht sezonin e ri në Superligë
  • 20:48Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City
  • 20:25Mbahet për herë të parë “Streetball” në Mitrovicë