Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Mos shëno më!” – Skandali sekret i Barçës me Lewandowskin

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 22:45
“Mos shëno më!” – Skandali sekret i Barçës me Lewandowskin

Një episod i pazakontë del në dritë nga libri i ri i Staszewskit, ku përfshihen rrëfime të pa publikuara më parë nga Robert Lewandowski gjatë sezonit 2022–23, kur Barcelona e fitoi La Ligën nën drejtimin e Xavit.

Sipas autorit, Lewandowski u takua me disa anëtarë të bordit drejtues të Barcelonës – përfshirë edhe presidentin Joan Laporta – dy javë para përfundimit të kampionatit.

Në atë moment, Barça e kishte siguruar matematikisht titullin, ndërsa sulmuesi polak kryesonte listën e golashënuesve me 23 gola, shkruan Gazeta Express.

Në takim, një nga drejtuesit i ka bërë një kërkesë të paprecedentë: “Robert, kemi nevojë të mos shënosh më gola në dy ndeshjet e fundit.”

Lewandowski mbeti i tronditur, pasi asnjëherë në karrierën e tij nuk i ishte kërkuar diçka e tillë.

Arsyeja? Thjesht financiare. Nëse polaku arrinte 25 gola, Barcelona duhej t’i paguante Bayern Munich një bonus prej 2.5 milionë eurosh, ndërsa klubi ishte në krizë të thellë ekonomike.

Sulmuesi luajti të dy ndeshjet e fundit të sezonit, por nuk shënoi. Megjithatë, ai e fitoi trofeun Pichichi, duke lënë pas Karim Benzeman.

Libri zbulon edhe një tjetër episod që tregon vështirësitë financiare të klubit. Gjatë një udhëtimi, Lewandowski pyeti shefin përse në menu kishte kaq pak zgjedhje mishi dhe peshku. Përgjigjja ishte e drejtpërdrejtë: “Duhet të kursejmë para.”

Më shumë nga Sport

  • 08:53Blerja e madhe, Rodri pritet të udhëtojë sot në Barcelonë
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 20:55Prishtina e nis mrekullisht sezonin e ri në Superligë
  • 20:48Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City
  • 20:25Mbahet për herë të parë “Streetball” në Mitrovicë