Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Mourinho i thotë Realit që të nënshkruajë me ish-yllin e Premierligës

GD
Gazeta Demos6 qershor 2026 në 10:35
Mourinho i thotë Realit që të nënshkruajë me ish-yllin e Premierligës

Real Madridi dhe Manchester Unitedi janë futur në një garë direkte për mesfushorin e West Ham Unitedit, Mateus Fernandes, sipas raportimeve nga Spanja.

21-vjeçar u transferua te West Hami për rreth 38 milionë paund plus bonuse, por tani mund të largohet sërish pas rënies së klubit nga Premierliga.

Fernandesi ka pasur një sezon debutues mbresëlënës dhe ka tërhequr interesim të madh nga Spanja, përveç Manchester Unitedit që tashmë ka hapur bisedimet për një marrëveshje, ndërsa West Hami kërkon rreth 80 milionë paund.

Sipas mediave spanjolle, José Mourinho i ka sugjeruar presidentit Florentino Pérez që të futet në garë për lojtarin.

Mourinho thuhet se mund të rikthehet si trajner i Real Madridit nëse Pérez rizgjidhet në zgjedhjet presidenciale të klubit, ku ai po garon kundër kandidatit Enrique Riquelme.

Nga ana tjetër, Pérez ka deklaruar se nëse rizgjidhet, Real Madridi do të bëjë një ofertë rekord për një “lojtar të madh”, duke përmendur një shifër rreth 150 milionë euro.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për emra si Michael Olise, Jérémy Doku apo Erling Haaland, dhe shtoi se objektivi është një mesfushor sulmues që “do të sjellë emocion”.

Sipas raportimeve, ky operacion do të jetë një nga më të mëdhenjtë në historinë e klubit dhe pritet të varet drejtpërdrejt nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të Real Madridit këtë fundjavë.

Më shumë nga Sport

  • 20:58Vojvoda: Jemi të dëshpëruar, por kjo pikë na bën më të fortë
  • 20:39Asllani pas barazimit me Austrinë: Kemi bërë një lojë shumë të mirë
  • 20:24Zhegrova më i miri i ndeshjes, këto janë notat e lojtarëve pas takimit Kosova vs Austria
  • 19:56Kosova lëshon fitoren në fund, Austria barazon në “Fadil Vokrri”
  • 19:48Austria dënon Kosovën, barazon rezultatin