Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Muriqi adhurohet në Mallorca, tifozi spanjoll: Kritikat e padrejta, fansat donin ta shihnin ndeshjen LIVE

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 16:50
Muriqi adhurohet në Mallorca, tifozi spanjoll: Kritikat e padrejta, fansat donin ta shihnin ndeshjen LIVE

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi u kritikua nga disa tifozë kosovarë pas humbjes së “Dardanëve” në “Fadil Vokrri” në finalen e “play-off”-it ndaj Turqisë, ku ishte kapiten.

Këto reagime që nuk e vlerësuan sulmuesin shkaktuan diskutime në opinion, por megjithatë ‘pirati’ ka fituar respektin e gjerë në Mallorca, klubin spanjoll ku po arrin suksese të shumta.

Tifozi spanjoll, Sergi Cirer, në një prononcim për Klankosova.tv tha se impakti i Muriqit te Mallorca është tejet i lartë.

Cirer tregoi se shumë fansa të klubit spanjoll ishin tejet të interesuar ta shikonin nga afër ndeshjen e Kosovës vetëm për ta parë Muriqin duke luajtur.

“Po ju tregoj diçka mjaft interesante që ndodhi ditën që Kosova luajti kundër Turqisë. Shumë miq dhe tifozë pyesnin në rrjetet sociale se si mund ta shikonin drejtpërdrejt ndeshjen. Këtu, Vedat Muriqi është shumë i dashur dhe ne gjithmonë i urojmë më të mirën atij, familjes së tij dhe vendit të tij – ashtu siç bëjmë për të gjithë idhujt e mëdhenj të Mallorca-s”, tha fillimisht ai.

Tutje, ai tha se spanjollët e Mallorcas ishin të emocionuar rreth mundësisë që të shihnin sulmuesin e tyre të preferuar të paraqitej në Kupën e Botës.

“Ne ishim shumë të emocionuar për mundësinë që ta shikonim Vedatin duke luajtur në një Kupë Bote. E dimë që ai është në një fazë të karrierës së tij ku kjo ishte ndoshta mundësia e tij e madhe, kështu që është mëkat që nuk e arriti këtë. Është gjithashtu e vërtetë që ndonjëherë shqetësohemi pak, sepse vitet e fundit ai është rikthyer herë pas here i lënduar pasi ka luajtur me ekipin e tij kombëtar”, shtoi Cirer.

Kritikat e atyre pak tifozëve kosovarë kundrejt Muriqit, Cirer i quajti të padrejta.

“Sa i përket komenteve që mund të ketë marrë nga disa tifozë kosovarë dhe polemikës rreth përgjigjes së tij, kam parë shumë gjëra gjatë viteve në futboll dhe në rrjetet sociale. Sipas mendimit tim, është shumë e padrejtë”, vazhdoi spanjolli.

Në fund, Cirer i dha një këshillë sulmuesit të ekipit të tij të preferuar, duke thënë se nuk duhet t’u kushtojë vëmendje këtyre komenteve.

“Vedati as nuk duhej të shqetësohej të përgjigjej. Njerëzit që bërtasin ose fyejnë më shumë në rrjetet sociale ose në stadiume janë zakonisht ata që mendojnë më pak dhe duhet të flasin më pak. Gjëja më e zgjuar për të bërë është thjesht të mos u kushtosh më vëmendje këtyre lloj njerëzve” , përfundoi Cirer.

Kujtojmë se ndaj akuzave të lëshuara, ka reaguar vetë ylli i RCD Mallorca, i cili ka mohuar kategorikisht pretendimet dhe ka përdorur tone të ashpra.

“Marre të qoftë. Me mendu që një lojtar i Kombëtares, në një lojë vendimtare për shtetin e vet, e shet ndeshjen vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale ose të jetë një njeri pa ndjenja dhe pa respekt për një lojtar që ka dhënë gjithçka për Kosovën”, ka shkruar Muriqi ndaj personit që e kritikoi.

Më shumë nga Sport

  • 22:41Tifozët e Juventusit pushtojnë fushën, tentojnë t’ia marrin fanellën me “dhunë” Edon Zhegrovës
  • 22:28Como nis ofensivën për Moise Kean, oferta e parë prej 30 milionë eurove nuk bind Fiorentinën
  • 22:04Kontratë pesëvjeçare, Liverpooli arrin marrëveshje me yllin e PSG-së
  • 21:27“Ujku” i vjetër në La Liga, Auba e nis fuqishëm sezonin
  • 21:09Në privatësi të plotë, publikohen fotot e martesës së Ronaldos me Georgina-n