Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Muriqi pas rikthimit te Fenerbahçe: “Jam më i pjekur dhe më i uritur për sukses”

GD
Gazeta Demos26 qershor 2026 në 20:36
Muriqi pas rikthimit te Fenerbahçe: “Jam më i pjekur dhe më i uritur për sukses”

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për rikthimin e tij te Fenerbahçe, duke e cilësuar këtë moment si të veçantë në karrierën e tij.

Pas aventurës në La Liga me Mallorcën, Muriqi është rikthyer në Stamboll, në klubin ku kishte luajtur edhe më parë, gjatë sezonit 2019/2020.

Në një intervistë për televizionin zyrtar të klubit, ai ka theksuar se rikthimi te Fenerbahçe ka një domethënie të madhe personale dhe profesionale.

“Është një nder dhe krenari të jem këtu. E kam kuptuar sa shumë më kishte munguar ky klub dhe kjo atmosferë,” ka deklaruar Muriqi.

Ai ka shtuar se eksperienca e fituar në Evropë e ka ndihmuar të rritet si lojtar dhe të kthehet më i përgatitur.

“Tash jam një lojtar tjetër, më i pjekur dhe me më shumë përvojë, por edhe më i uritur për sukses,” është shprehur sulmuesi kosovar.

Muriqi ka theksuar se objektivi kryesor i Fenerbahçes mbetet titulli i kampionit, duke shtuar se është i gatshëm të kontribuojë në çdo mënyrë për ekipin.

“Do të jap maksimumin, qoftë me gola, asistime apo punë në fushë. Synimi ynë është trofeu dhe besoj se mund ta arrijmë,” ka përfunduar ai.

Më shumë nga Sport

  • 16:02Messi me mesazh emocionues pas vdekjes së babait të tij: Nuk e di çfarë do të bëj pa ty
  • 15:58Ndryshon lokacioni i Superkupës së Spanjës
  • 15:57Galatasaray refuzon 130 milionë euro për Osimhenin
  • 15:56“Nuk erdha për para”, Zlatko Dalic pasi emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe
  • 15:56Diant Ramaj niset për teste mjekësore te klubi i ri!