Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Muriqi: Turqia favorite meqë ka emra si Guler e Yildiz, por ne luajmë në fushën tonë dhe do ta bëjmë më të mirën

GD
Gazeta Demos29 mars 2026 në 10:18
Muriqi: Turqia favorite meqë ka emra si Guler e Yildiz, por ne luajmë në fushën tonë dhe do ta bëjmë më të mirën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për mediat turke të HT Spor në prag të përballjes vendimtare ndaj Turqisë, që zhvillohet të martën në Prishtinë në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës.

Muriqi e pranoi se kundërshtari konsiderohet favorit, por theksoi se Kosova do të mbështetet fuqishëm në avantazhin e fushës vendase.

“Pa dyshim që Turqia është favorite. Avantazhi ynë është se luajmë në shtëpi. Ata kanë lojtarë si Kenan dhe Arda, të cilët luajnë edhe në ekipe të mëdha si Real Madridi. Janë vlera të mëdha për futbollin turk, por edhe për evropian e botëror. Ne do të japim maksimumin dhe do të mundohemi të zbatojmë lojën tonë si ekip për ta arritur objektivin”, deklaroi ai.

Sulmuesi prizrenas foli edhe për rëndësinë historike që do të kishte një kualifikim i mundshëm në Kupën e Botës, duke e krahasuar me një moment të veçantë për vendin.

“Nëse arrijmë të kualifikohemi në Botëror, do të jetë si një pavarësi e dytë për ne. Të gjithë janë shumë të emocionuar dhe plot shpresë”, u shpreh Muriqi.

Ai gjithashtu la të kuptohet se ky mund të jetë një nga ciklet e fundit të tij me fanellën e Kosovës, duke pasur parasysh moshën dhe ambiciet personale.

“Në prill do të mbush 32 vjeç. Nëse arrijmë të shkojmë në Kupën e Botës dhe të bëjmë një rrugëtim të mirë, mendoj se do të jetë momenti i duhur për t’i dhënë fund karrierës me Kombëtaren”, përfundoi kapiteni i Kosovës.

vedat muriqi

Më shumë nga Sport

  • 23:16“Feneri” i Muriqit ndahet në paqe me Lyonin, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit
  • 22:54Lukaku bën debutimin me Fenerbahçen, zëvëndëson Muriqin
  • 21:37Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman
  • 21:26Humbi ndjenjat për të dytën herë, Musiala bën një postim rreth gjendjes së tij
  • 20:50Musiala bie përsëri në tokë, Bayerni në ankth për yllin gjerman